Program i Bashkimit Evropian për sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë – EUKOJUST organizoi një tryezë në format hibrid ku u paraqitën gjetjet dhe rekomandimet nga raportet e vlerësimit për infrastrukturën e Teknologjisë për Informim dhe Komunikim (TIK), infrastrukturën e gjykatoreve dhe arkivat në gjykata dhe prokurori.
Në tryezë morën pjesë Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të akterëve ndërkombëtar, administratorët e gjykatave dhe prokurorive, dhe departamentet përkatëse të TIK-ut dhe Arkivave të KGJK-së dhe KPK-së.
Rritja e mëtejshme e digjitalizimit të gjykatave dhe prokurorive u theksua si një gurthemel për rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies së gjykatave dhe prokurorive në ndarjen e drejtësisë.
Kryesuesit e KPK-së dhe KGJK-së e mirëpritën organizimin e kësaj tryeze dhe shprehën përkushtimin e tyre për t’i udhëhequr dhe mbështetur iniciativat që i kontribuojnë digjitalizimit të proceseve të punës në gjykata dhe prokurori.