Më 18, 21 dhe 27 tetor, Ekspertët e EUKOJUST Cristian Nicoara dhe Dragomir Yordanov mbajtën një ligjëratë mbi “Bazat e Menaxhimit të Projekteve” për stafin udhëheqës të Akademisë së Drejtësisë së Kosovës. Në përgatitje për projektet e ardhshme, në mesin e të cilëve kryesori është zhvendosja e Akademisë në një lokacion të ri, ligjërata pati në fokus te veçantë drejtimet kryesore që një menaxher projekti duhet ti ketë parasysh, për të siguruar zbatimin e suksesshëm të projekteve. U prezantuan, diskutuan dhe u sqaruan fazat e ciklit jetësor të projektit, dhe u ilustruan me aktivitete përkatëse nga veprimtaria e AD-së.
Kjo fazë e ligjëratës do të pasohet nga një ushtrim praktik i planifikuar për nëntor 2021, ku stafi udhëheqës i AD-së do të punojë në projekte të rëndësishme nga jeta e përditshme, duke sjellë kështu në jetë njohuritë e paraqitura dhe ekspertizën e tyre profesionale.