EUKOJUST është duke e mbështetur Zyrën Ligjore të Zyres së Kryeministrit dhe akterët tjerë relevantë në krijimin e një qasjeje më të strukturuar për përafrimin ligjor, d.m.th. në vijim të Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, për të vlerësuar përputhshmërinë e ligjit kombëtar me acquis të BE-së në mënyrë gjithëpërfshirëse, në lidhje me fushat e identifikuara në atë Program.
Kjo përbën një qasje të re dhe kërkon udhëzime dhe ngritje kapacitetesh. Ky udhëzues dhe metodologjia e tij përcaktohen në Manualin e Përafrimit, i cili u përditësua nga EUKOJUST dhe ku futja e qasjes tematike së para-shqyrtimit për Përafrimin Ligjor me Acquis të BE-së është thelbësore. Marrë parasysh rëndësinë e Manualit për përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale për sa i përket përafrimit me BE-në, EUKOJUST në bashkëpunim me Zyrën ligjore të Zyrës së Kryeministrit organizoi një punëtori dyditore, më 29 dhe 30 mars 2022 në Pejë ku u hartua drafti i parë i Manualit, të përditësuar dhe përpunuar nga EUKOJUST, u diskutua dhe u dakordua me akterët relevantë, si Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi.
Gjatë punëtorisë, ekspertët e EUKOJUST shpjeguan ndryshimin midis qasjes tematike dhe asaj ad hoc, përdorimit të terminologjisë në mënyrë konsistente duke bërë dallimin midis konceptit gjithëpërfshirës të përafrimit, duke përfshirë harmonizimin e ligjit kombëtar me aktin ligjor të BE-së drejtpërdrejt të zbatueshëm nga njëra anë dhe transpozimin e direktivës në anën tjetër. Kërkesat e ndryshme të përafrimit për aktet dhe direktivat ligjore të BE-së drejtpërdrejtë të zbatueshme, sugjerojnë një fokus të ndryshëm analitik për Tabelat e Përputhshmërisë (TeP) për direktivat dhe për aktet drejtpërdrejtë të zbatueshme të BE-së, sugjerojnë standarde për citimet e ligjit të BE-së, duke ofruar udhëzim të detajuar në përpunimin e TeP dhe përditësime (praktika e re gjyqësore, diferencimi i munguar…). Ishte evidente se përfaqësuesit e përfituesve janë të vetëdijshëm për procesin dhe sfidat në përafrimin ligjor.
U kuptua dallimi midis qasjes tematike dhe asaj ad hoc dhe u pranuan përfitimet e qasjes tematike, edhe pse kjo qasje kërkon punë më intensive. Gjithashtu, u njohën përparësitë e një qasjeje të ndryshme për harmonizimin e legjislacionit dhe direktivave të BE-së të zbatueshme drejtpërdrejtë, të cilat duhet të transpozohen. Megjithatë, pjesëmarrësit theksuan se do të nevojiten trajnime gjithëpërfshirëse që këto risi tu prezantohen hartuesve ligjorë në të gjitha ministritë e linjës dhe organet administrative të përfshira në përafrimin ligjor.