Gjatë një punëtorie dyditore, e cila ka filluar më 12 maj, zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dhe ekspertët e EUKOJUST po e diskutojnë në Prizren Planin Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë për periudhën 2022 – 2025.
Në përgjithësi, aktiviteti synon të ofrojë mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë në procesin e ristrukturimit në mënyrë që Ministria të përballet me sukses me sfidat e procesit të integrimit në BE dhe në zbatimin e reformave në sektorin e sundimit të ligjit. Në këtë drejtim, Ministria e Drejtësisë ka krijuar një grup punues për hartimin dhe finalizimin e Planit Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë për periudhën 2022-2025, dhe synimi është që Plani të finalizohet gjatë kësaj punëtorie.
Punëtoria po shërben edhe për të reflektuar rreth kompetencave, roleve dhe përgjegjësive të Ministrisë së Drejtësisë dhe njësive të saj të brendshme.