Në Kosovë u certifikuan mbi 180 përkthyes

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe projekti EUKOJUST organizuan të enjten, më 14 korrik 2022, ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për mbi 100 përkthyes të certifikuar gjyqësorë.

Udhëheqësi i ekipit të projektit EUKOJUST, Volkmar Theobald, e përgëzoi KGJK-në për organizimin për herë të parë të këtij konkursi shumë të nevojshëm për certifikimin e përkthyesve kosovarë dhe shprehu gatishmërinë për ta mbështetur Këshillin në të ardhmen në përmirësimin e cilësisë së përkthimeve, duke përfshirë edhe gjuhët zyrtare të komuniteteve jo-shumicë.

“Përdorimi i saktë i gjuhëve zyrtare në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial në Kosovë është i një rëndësie shumë të madhe për të garantuar standarde ndërkombëtare të gjykimit të drejtë dhe qasje në drejtësi për të gjithë. Roli i një përkthyesi është një rol tejet i rëndësishëm për Qasjen në Drejtësi,” tha Theobald.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, tha se certifikimi i përkthyesve është shumë i rëndësishëm për sistemin gjyqësor. “Certifikimi i përkthyesve është jetik për një sistem të mirëfilltë ligjor. Pa komunikim të qartë ndërmjet gjyqtarëve, avokatëve dhe palëve, drejtësia mund të mos vihet në vend”, tha Zogaj.

“Rëndësia e këtij certifikimi garanton cilësinë e shërbimit në sistemin gjyqësor. Me këtë certifikim e hapim rrugën edhe për përkthyes të rinj të cilët do të rrisin cilësinë e përkthimit dhe interpretimit në gjuhë të ndryshme. Tani gjykatat do të pajisen me lista të reja të përkthyesve gjyqësorë të certifikuar”, tha ai.

Komisioneri për Gjuhët, Sllavisa Mlladenoviq, tha se janë bërë disa hapa pozitivë në ofrimin e shërbimeve të përkthimit në gjykata, ku përkthyesit janë pajisur me pajisjet elektronike më të avancuara për përkthim, është rritur numri i përkthyesve dhe janë ofruar trajnime për përkthyes. Prandaj, ai beson se edhe ky certifikim i përkthyesve do ta rrisë më tej besimin e publikut, duke u ofruar qytetarëve qasje më korrekte në proceset gjyqësore të përkthyera.

Për çiftin e gjuhëve shqip-serbisht janë certifikuar 78 përkthyes gjyqësorë, ndërsa për çiftin e gjuhëve shqip-anglisht janë certifikuar 104 përkthyes gjyqësor.

Impakti jonë

p4

Elina Doee

Founder

Lorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. StetLorem ipsum dolor sit amet, consetetur sadipscing elitr, sed diam nonumy eirmod tempor invidunt ut labore et dolore magna aliquyam erat, sed diam voluptua. At vero eos et accusam et justo duo dolores et ea rebum. Stet