Prishtinë, 7 shkurt 2023 – Projekti EUKOJUST organizoi një punëtori për Akademinë e Drejtësisë së Kosovës. Drejtori i Akademisë, Enver Fejzullahu prezantoi dy dokumente të rëndësishme të hartuara me mbështetjen Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë/EUKOJUST: Rregulloren për Trajnuesit dhe Planin Strategjik 2023 – 2025.
Pjesëmarrja e Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës në nivelin e tyre më të lartë udhëheqës dhe e organizatave të ndryshme aktive në fushën e mbështetjes së drejtësisë ishte shumë domethënëse, pasi kishte më shumë pjesëmarrës se sa ishte parashikuar fillimisht, veçanërisht nga gjyqësori i Kosovës.
Zyrtarët nga institucione të ndryshme i mirëpritën të dyja dokumentet dhe i diskutuan ato në hollësi, duke kontribuar në përmirësimin e përmbajtjes dhe duke u siguruar që ato të jenë të sinkronizuara me realitetin gjyqësor në Kosovë.
“Në kohë të presionit të madh mbi sistemin e drejtësisë së Kosovës, përpjekjet e përbashkëta të të gjithë akterëve të drejtësisë – Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial dhe Akademisë së Drejtësisë – së bashku me homologët ndërkombëtarë janë të lavdërueshme, duke treguar mbështetje të palëkundur për përmirësimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë” – tha zëvendës udhëheqësi i ekipit të EUKOJUST-it, Cristian Nicoara.
Pjesëmarrja nga Iniciativa për Sundimin e Ligjit për Ballkanin Perëndimor (WBROLI), z. David Wells dhe z. Blend Zyrapi u mirëprit veçanërisht.