Kategori
Uncategorized

EUKOJUST ndihmon në certifikimin e përkthyesve shqip-serbë dhe përkthyesve gjyqësorë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) për herë të parë organizoi këtë javë provimin me shkrim për certifikimin e përkthyesve dhe interpretëve në gjuhën shqipe-serbe.

Afërsisht 100 kandidatë morën pjesë në testin e organizuar nga Komisioni i testimit dhe vlerësimit të KGJK-së dhe stafi mbështetës i KGJK-së. Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE monitoruan procesin.

EUKOJUST gjithashtu ka kontribuar në Rregulloren për Certifikimin e Përkthyesve dhe Interpretëve Gjyqësorë. Përveç kësaj, EUKOJUST është i përfshirë në mënyrë aktive në mbështetjen dhe këshillimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vendosjen e normave dhe rregulloreve për menaxhimin profesional të shërbimeve të përkthimit në gjykata dhe prokurori.

Ekspertja e EUKOJUST-it për Qasjen në Drejtësi, Alina Laura Matache vazhdon të mbështesë dhe monitorojë të gjithë procesin e konkurrimit, ndërkohë që Programi vazhdon të përmirësojë qasjen në drejtësi, veçanërisht për gratë dhe grupet e pafavorshme dhe të cenueshme. Një ndër aktivitetet e saj specifike fokusohet në përmirësimin e cilësisë së përkthimeve, duke përfshirë gjuhët zyrtare të pakicave. KGJK iu falënderua monitoruesve për kontributin e ofruar në këtë proces, pasi qëllimi është rritja e transparencës dhe sigurimi i mbarëvajtjes së procesit së certifikimit të përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë për grupin e gjuhëve shqip-serbisht.

Kategori
Uncategorized

Diskutohet Plani Zhvillimor Strategjik i Ministrisë së Drejtësisë 2022 – 2025

Gjatë një punëtorie dyditore, e cila ka filluar më 12 maj, zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dhe ekspertët e EUKOJUST po e diskutojnë në Prizren Planin Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë për periudhën 2022 – 2025.

Në përgjithësi, aktiviteti synon të ofrojë mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë në procesin e ristrukturimit në mënyrë që Ministria të përballet me sukses me sfidat e procesit të integrimit në BE dhe në zbatimin e reformave në sektorin e sundimit të ligjit. Në këtë drejtim, Ministria e Drejtësisë ka krijuar një grup punues për hartimin dhe finalizimin e Planit Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë për periudhën 2022-2025, dhe synimi është që Plani të finalizohet gjatë kësaj punëtorie.

Punëtoria po shërben edhe për të reflektuar rreth kompetencave, roleve dhe përgjegjësive të Ministrisë së Drejtësisë dhe njësive të saj të brendshme.

Kategori
Uncategorized

Vazhdon mbështetja e EUKOJUST per KGJK-në në kompletimin e kornizës rregullative

Mbështetja e projektit EUKOJUST për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) në avancimin e kornizës rregullative ka vazhduar më 28 e 29 prill përmes një punëtorie të mbajtur në Pejë. Në kuadër të kësaj Punëtorie, Këshilli Gjyqësor, kryetarët e gjykatave, gjyqtarët, ekspertët ligjor të Këshillit po punojnë në grupe punuese për draftimin/finalizmin e gjashtë akteve të ndryshme. Këtu përfshihen:

– Katalogu i përshkrimeve të vendeve të punës në gjykata, sekretari dhe njësinë e inspektimit gjyqësor. 

– Rregullorja për funksionimin e SKGJK-së dhe NJIG-së. 

– Projekt rregullore për statusin, të drejtat, detyrimet, vlerësimin e performancës, procedurën disiplinore dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës të bashkëpunëtorëve profesional. 

– Projekt rregullore për pasuritë jo-financiare. 

– Projekt rregullore për ndryshimin e rregullores për transferimin e gjyqtarëve. 

– Diskutim për cilësinë e të dhënave, dosjen elektronike të gjyqtarëve si dhe adresimin e çështjeve që lidhen me Evidencën Penale, dhe mbi problemet tjera në kuadër të funksionimit të gjyqësorit.  

Ekspertët e Programit EUKOJUST, Alban Krasniqi dhe Arben Isufi po e mbështesin këtë aktivitet në nivel të ekspertizës në fushat përkatëse.  

Kategori
Uncategorized

Mbahet takimi i gjashtë i Komitetit Drejtues të projektit EUKOJUST

Të mërkurën, më 27 prill 2022, në Prishtinë u mbajt Takimi i gjashtë i Komitetit Drejtues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë/ Projektit EUKOJUST. Takimin e drejtoi Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj, në të cilin ishin të pranishëm edhe Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, Drejtorja e Projektit EUKOJUST nga IRZ, znj. Teresa Thalhammer, dhe z. Nicola Scaramuzzo nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Në këtë takim, përfaqësuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë në Kosovë diskutuan për aktivitetet dhe arritjet e Projektit të cilat u paraqitën në raportin e tremujorit të pestë që përfshin periudhën janar – mars 2022 si dhe i paraqiten pikëpamjet e tyre për të ardhmen.

Pas diskutimit, anëtarët me të drejtë vote të Komitetit Drejtues, z. Albert Zogaj – Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Enver Peci – Kryetar i Gjykatës Supreme, z. Jetish Maloku – Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, znj. Sevdije Morina, Zëvendëskryeprokurore e Shtetit, znj. Kadrije Bicaj nga Akademia e Drejtësisë, z. Mentor Borovci – nga Zyra e Kryeministrit, z. Naser Canolli – nga Gazeta Zyrtare, ranë dakord për datën e takimit të radhës të Komitetit Drejtues dhe për kryesimin e këtij takimi.

Kategori
Uncategorized

Filloi Harmonizimi i Ligjeve Speciale me Ligjin për Kundërvajtje

Temë kryesore e punëtorisë së organizuar nga Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit (ZL-ZKM) dhe EUKOJUST të premten, më 15 prill 2022, në Prishtinë, ishte harmonizimi i ligjeve speciale me Ligjin për Kundërvajtje. Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues nga ministritë e linjës, kuvendi, gjyqësori dhe avokatë, të cilët prezantuan pikëpamjet e tyre për këtë çështje të rëndësishme.

ZL-ZKM ka bërë së fundmi një pilotim në lidhje me harmonizimin e ligjeve të veçanta që janë në përgjegjësinë administrative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili u prezantua sot.

Rezultatet e këtij pilotimi kanë treguar rëndësinë më të madhe të procesit në lidhje me parimet themelore të ligjshmërisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke siguruar që kundërvajtjet dhe sanksionet e shoqëruara me to të parashikohen vetëm me ligje dhe jo me akte nënligjore, si dhe me parimin e sigurisë juridike, duke u mundësuar qytetarëve dhe subjekteve të tjera që të planifikojnë dhe përshtatin veprimet e tyre sipas ligjeve që janë të qëndrueshme, të arritshme, të parashikueshme dhe konsistente. Për më tepër, pilotimi ka demonstruar rëndësinë e harmonizimit të Ligjit për Kundërvajtje me Acquis-in e BE-së, veçanërisht gjashtë direktivat për të drejtat procedurale që ZKM-ja ka planifikuar tashmë me EUKOJUST-in për t’i përdorur si pilot në lidhje me qasjen tematike para shqyrtimit.

Mbetet një numër i madh ligjesh brenda ministrive të tjera që janë në kundërshtim të plotë me parimet e mishëruara në instrumentet e përmendura më sipër. Për shkak të kësaj, ZL-ZKM-së dhe EUKOJUST-i po planifikojnë të vazhdojnë këtë reformë themelore ligjore që e çon respektimin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut një hap përpara, tha udhëheqësi i ekipit të EUKOJUST, Volkmar Theobald.

“Ne konsiderojmë se është e nevojshme të identifikohen këto ligje specifike që duhet të ndryshohen për të siguruar harmonizimin e kërkuar ligjor. Një proces i tillë harmonizimi duhet të bëhet në koordinim me ministritë e linjës”, tha Theobald.

Me këtë punëtori EUKOJUST kishte për synim të diskutonte me të gjitha palët e interesit lidhur me modalitetet e veprimit për fazën e ardhshme të procesit të harmonizimit ligjor. Harmonizimi i ligjeve të veçanta me ligjin për kundërvajtje do të përbëjë një reformë të rëndësishme ligjore.

Kategori
Uncategorized

Inicohet reforma për tri fusha të rëndësishme të rendit dhe ligjit

Ka filluar hartimi i reformës në tri fusha me rëndësi për sundimin e ligjit në Kosovë. Projekti i financuar nga BE-ja, EUKOJUST, po mbështetë institucionet e drejtësisë në hartimin e Koncept Dokumentit për Kodin e Procedurës Civile, Koncept dokumentit për Gjykatën Administrative dhe të Punës dhe Nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Reformat aktuale paraqesin një mundësi ideale për përmirësim të prekshëm në tri fushat që këto dokumente synojnë t’i adresojnë.

Përfaqësues të institucioneve të larta të sistemit të drejtësisë në Kosovë u zotuan se do të kontribuojnë në procesin e draftimit të koncept dokumenteve që do të ndihmojnë në procesin e reformimit të segmenteve që kanë ngecuar në funksionim gjer tani.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj hyrëse u zotua që gjithçka që kërkohet nga Ministria e Drejtësisë do të adresohet. “Jam e vetëdijshme për problemet me të cilat ballafaqoheni çdo ditë. E dij që kemi shumë sfida mirëpo sikurse edhe nuk mungon vullneti, duke i prioritizuar problemet edhe do t’i adresojmë ato deri në zgjidhjen e plotë të tyre”, tha ajo. Ministrja Haxhiu vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen që EUKOJUST po ofron në këtë proces shumë të rëndësishëm për qytetarët, vendin dhe sistemin gjyqësor në përgjithësi. 

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, shprehu kënaqësinë që iniciativa e Këshillit, e Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës Supreme po konkretizohet tani me mbështetje të EUKOJUST. “Kjo më bën të besoj se rezultatet do të jenë të shpejta dhe të dukshme,” tha Zogaj. Ai vlerësoi inkuadrimin e gjyqësorit në një përbërje të gjerë dhe kaq vëllimore në një iniciativë të tillë, që mund të jetë hera e parë. Zogaj tha se identifikimi i qështjeve të identifikuara në sistem nga ana e Këshillit, Ministrisë dhe Gjykatës Supreme e bën të nevojshme një reformë substanciale në drejtësinë procedurale në Kosovë.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci shprehu kënaqësinë për angazhimin e gjerë të institucioneve në këtë punëtori për një proces të rëndësishëm të reformimit të sistemit të drejtësisë, e sidomos për frymën konstruktive dhe pozitive të punës në punëtori. Ai shprehu pajtimin për nevojën e një reforme në kuptimin e funksionimit të disa njësive ku janë evidentuar ngecje në funksionim. Peci tha se adresimi i këtyre qështjeve është një sifë, por shprehu optimizmin që me një vullnet dhe përkushtim të të gjithëvë do të arrijnë të gjejnë modalitetet më të mira ligjore në kuptimin e mirëfunksionimit.

Udhëheqësi i ekipit të EUKOJUST, z. Volkmar Theobald, tha se është i kënaqur për bashkëpunimin në rritje me institucionet dhe se është dëshmitar i intensifikimit të mbështetjes që është duke ofruar projekti. Theobald theksoi se ngjarja e sotme shënon fillimin e reformës në tri fusha, në të cilat EUKOJUST do të mbështesë MD-në dhe KGJK-në. Në emër të Zyrës së BE-së në Kosovë, të pranishmëve iu drejtua z. Nicola Scaramuzzo.

Kategori
Uncategorized

Me mbështetjen e EUKOJUST po hartohet Rregullore e re për përdorimin e SMIL-it

Më 7 dhe 8 prill, EUKOJUST po e mbështet Këshillin Gjyqësor të Kosovës me një punëtori për hartimin e një rregulloreje të re mbi përdorimin e Sistemit Informativ të Menaxhimit të Rasteve (SMIL) në sistemin gjyqësor. Kjo punëtori dyditore po shërben si platformë për identifikimin dhe adresimin e çështjeve të reja që kanë të bëjnë me përdorimin e SMIL-it nga ana e gjyqtarëve, stafit mbështetës të gjykatave dhe KGJK-së. Për më tepër, seminari trajton aspektet kyçe të SMIL-it , ku përfshihen puna e gjykatave themelore, Gjykatës së Apelit si dhe Gjykatës Supreme kundrejt proceseve të thjeshta që kanë të bëjnë me raportimin statistikor dhe ndërlidhjen e këtij sistemi me platformat e tjera ekzistuese.

Rregullorja është e konceptuar si skemë që do të ofrojë  një përshkrim të qartë të të gjitha proceseve të punës së sistemit gjyqësor përmes SMIL-it, duke filluar nga marrja e parashtresave/dosjeve të lëndëve, regjistrimi, skanimi dhe ndarja automatike e lëndëve tek gjyqtarët, përmes SMIL-it. Gjithashtu, do të gjurmohen të gjitha veprimet e ndërmarra nga gjyqtari, komunikimi i gjyqtarëve me gjykatat nëpërmjet sistemit. Drafti i ri i rregullores synon të qartësojë më tej komunikimin ndërmjet sistemit gjyqësor: Gjykata Themelore – Gjykata e Apelit – Gjykata Supreme, si dhe shkëmbimi elektronik i të dhënave me Prokurorinë, do të jetë më i efektshëm.

Kategori
Uncategorized

EUKOJUST e mbështetë Zyren e Kryeministrit në krijimin e një qasjeje më të strukturuar për përafrimin ligjor

EUKOJUST është duke e mbështetur Zyrën Ligjore të Zyres së Kryeministrit dhe akterët tjerë relevantë në krijimin e një qasjeje më të strukturuar për përafrimin ligjor, d.m.th. në vijim të Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, për të vlerësuar përputhshmërinë e ligjit kombëtar me acquis të BE-së në mënyrë gjithëpërfshirëse, në lidhje me fushat e identifikuara në atë Program.

Kjo përbën një qasje të re dhe kërkon udhëzime dhe ngritje kapacitetesh. Ky udhëzues dhe metodologjia e tij përcaktohen në Manualin e Përafrimit, i cili u përditësua nga EUKOJUST dhe ku futja e qasjes tematike së para-shqyrtimit për Përafrimin Ligjor me Acquis të BE-së është thelbësore. Marrë parasysh rëndësinë e Manualit për përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale për sa i përket përafrimit me BE-në, EUKOJUST në bashkëpunim me Zyrën ligjore të Zyrës së Kryeministrit organizoi një punëtori dyditore, më 29 dhe 30 mars 2022 në Pejë ku u hartua drafti i parë i Manualit, të përditësuar dhe përpunuar nga EUKOJUST, u diskutua dhe u dakordua me akterët relevantë, si Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi.

Gjatë punëtorisë, ekspertët e EUKOJUST shpjeguan ndryshimin midis qasjes tematike dhe asaj ad hoc, përdorimit të terminologjisë në mënyrë konsistente duke bërë dallimin midis konceptit gjithëpërfshirës të përafrimit, duke përfshirë harmonizimin e ligjit kombëtar me aktin ligjor të BE-së drejtpërdrejt të zbatueshëm nga njëra anë dhe transpozimin e direktivës në anën tjetër. Kërkesat e ndryshme të përafrimit për aktet dhe direktivat ligjore të BE-së drejtpërdrejtë të zbatueshme, sugjerojnë një fokus të ndryshëm analitik për Tabelat e Përputhshmërisë (TeP) për direktivat dhe për aktet drejtpërdrejtë të zbatueshme të BE-së, sugjerojnë standarde për citimet e ligjit të BE-së, duke ofruar udhëzim të detajuar në përpunimin e TeP dhe përditësime (praktika e re gjyqësore, diferencimi i munguar…). Ishte evidente se përfaqësuesit e përfituesve janë të vetëdijshëm për procesin dhe sfidat në përafrimin ligjor.

U kuptua dallimi midis qasjes tematike dhe asaj ad hoc dhe u pranuan përfitimet e qasjes tematike, edhe pse kjo qasje kërkon punë më intensive. Gjithashtu, u njohën përparësitë e një qasjeje të ndryshme për harmonizimin e legjislacionit dhe direktivave të BE-së të zbatueshme drejtpërdrejtë, të cilat duhet të transpozohen. Megjithatë, pjesëmarrësit theksuan se do të nevojiten trajnime gjithëpërfshirëse që këto risi tu prezantohen hartuesve ligjorë në të gjitha ministritë e linjës dhe organet administrative të përfshira në përafrimin ligjor.

Kategori
Uncategorized

Kryeprokurori Lumezi priti në takim përfaqësuesit e projektit EUKOJUST

Prishtinë, 4 prill 2022 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Projektit EUKOJUST, të kryesuar nga ish-Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes Van Veerswijk, i angazhuar si ekspert në këtë projekt, i shoqëruar nga eksperti tjetër, Cristian Nicoara. 

Kryeprokurori Lumezi dhe ekspertët Veerswijk dhe Nicoara patën diskutime produktive për aktivitetet  e përbashkëta, të cilat janë zhvilluar deri me tani dhe ato që pritet të realizohen në kuadër të Projektit EUKOJUST, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e sistemit prokurorial, veçanërisht në avancimin e transparencës, llogaridhënies dhe forcimit të etikës së prokurorëve.

Po ashtu, ata shkëmbyen pikëpamje që ndërlidhen me fuqizimin e rolit dhe pozitës së prokurorëve, si dhe profilizimin e tyre në trajtimin e rasteve penale.

Kryeprokurori Lumezi, ka vlerësuar lart ndihmën e Projektit EUKOJUST të dhënë për institucionin e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit me projektin EUKOJUST edhe në të ardhmen.

Kategori
Uncategorized

Roli i avokatëve në përfaqësimin e viktimave të dhunës në familje

Projekti EUKOJUST, në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK), organizoi një trajnim njëditor, me temën “Roli i avokatëve në përfaqësimin e viktimave të dhunës në familje”. Trajnimi u mbajt nga Ekspertja Afatgjate e EUKOJUST për Dhunë në Familje dhe Grupe të Margjinalizuara – Bardhë Krasniqi dhe Këshilltarja Juridike – Nita Bejta, për mbi60 avokatë të licencuar nga OAK në rajonin e Pejës.

Fokusi i trajnimit ishte në ngritjen e kapaciteteve profesionale të avokatëve për mbrojtjen kundër dhunës në familje, korniza ligjore vendore duke përfshirë trendet e fundit nga ligji dhe praktikat gjyqësore ndërkombëtare, si pjesë e programit të vazhdueshëm edukativ nën ombrellën e OAK.Gjithashtu, u trajtua edhe forcimi i aftësive të buta të avokatëve që të kuptojnë dinamikën e situatave tek rastet me dhunë në familje.Avokatët përfituan si nga pikëpamja profesionale ashtu edhe nga përvoja e mirë e trajnerëve.

Trajnimi u mbajt në kuadër të objektivit specifik të projektit EUKOJUST për forcimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët në Kosovë, veçanërisht në fushën e dhunës në familje dhe grupeve të pa favorizuara apo të margjinalizuara.

Kategori
Uncategorized

Mbrojtja për gjyqtarët dhe prokurorët gjatë trajtimit të lëndëve të korrupsionit

Më 29 dhe 30 mars 2022, EULEX-i dhe projekti EUKOJUST së bashku me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës organizuan një punëtori të përbashkët për gjyqtarët dhe prokurorët, veçanërisht për ata që punojnë në lëndët e profilit të lartë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe atë të Gjykatës së Apelit, si dhe në PSRK. Tema e punëtorisë ishte mbrojtja që nevojitet dhe kërkohet për gjyqtarët dhe prokurorët gjatë trajtimit të lëndëve të korrupsionit dhe lëndëve tjera të ngjashme.

Tema ngjalli shumë interes për pjesëmarrësit duke mundësuar kështu një shkëmbim të frytshëm të ideve dhe përvojave profesionale. Dita e parë e seminarit iu kushtua krijimit të bazës ligjore ndërkombëtare dhe vendore për mbështetjen e kërkuar e që më pastaj vazhdoi me identifikimin dhe debatin e thuktë për rreziqet dhe kërcënimet e mundshme me të cilat gjyqtarët dhe prokurorët përballen ose mund të përballen. Gjatë ditës së dytë, u ftuan përfaqësuesit e mediave për një diskutim të thellë mbi rolin që media po luan në përcjelljen e mesazheve të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër e ditës iu kushtua debatit gjithëpërfshirës lidhur me mënyrat dhe mekanizmat për adresimin e kërcënimeve të perceptuara.

Projektin EUKOJUST pati kënaqësinë që në partneritet me EULEX-in ta realizojnë këtë aktivitet përmes moderimit të punëtorisë dhe ofrimit të ekspertizës solide profesionale në debate. Të gjithë pjesëmarrësit e vlerësuan shumë një bashkëpunim të tillë ndërinstitucional brenda familjes së BE-së dhe sigurisht që ky do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kategori
Uncategorized

Forcimi i qasjes në drejtësi përmes trajnimit gjyqësor në partneritet me shoqërinë civile

Të hënën, më 28 mars 2022, në Prishtinë u diskutua për nevojat dhe përfitimet e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Akademisë së Drejtësisë së Kosovës (AD) dhe shoqërisë civile në Kosovë në një punëtori të organizuar bashkërisht nga AD-ja dhe Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë, EUKOJUST.

Punëtoria kishte për qëllim të diskutonte krijimin e një mekanizmi koordinues konstruktiv në mes të Akademisë së Drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile në ofrimin e aktiviteteve të trajnimit dhe të ngritjes së kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit nën ombrellën e Miqve të Akademisë.

Në përputhje me Strategjinë për Sundimin e Ligjit dhe Planin e Veprimit, projekti EUKOJUST po ndihmon në nënshkrimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit (MM) ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Akademisë së Drejtësisë. Memorandumi i Mirëkuptimit parashikon përdorimin e përvojës dhe kapaciteteve të organizatave joqeveritare në promovimin e praktikave të mira për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin mbështetës në çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar dhe qasjen në drejtësi.

Në punëtori morën pjesë disa OJQ që përfaqësojnë çdo aspekt të shoqërisë civile dhe që janë të përfshira drejtpërdrejt në monitorimin e gjyqësorit, duke përfshirë ato që kanë rol aktiv në dhënien e komenteve për nismat legjislative. Organizatat e shoqërisë civile që morën pjesë në këtë punëtori, si Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL), Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve (VoRAE), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), iu përgjigjën pozitivisht thirrjes për të qenë pjesë mekanizmit të ri koordinues siç është Miqtë e Akademisë.

Kategori
Uncategorized

Standardizimi i statusit të nëpunësve civilë në gjyqësor

Hartimi i koncept dokumentit për nëpunësit civilë të personelit administrativ të gjykatave dhe prokurorive ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Gjatë një punëtorie dyditore të mbajtur në Pejë, përfaqësuesit e institucioneve përkatëse të sistemit gjyqësor të ndihmuar nga ekspertë të projektit EUKOJUST, të financuar nga BE-ja për reformën në drejtësi, dhanë një kontribut të çmuar në avancimin e punës për koncept dokumentin.

Pas një sesioni hyrës nga kryesuesi i Grupit Punues, Ruzhdi Osmani, dhe zëvendës kryesuesit, Shkëlzen Maliqi dhe Valdrin Krasniqi, si dhe Cristian Nicoara, zëvendës drejtues i ekipit të EUKOJUST, pjesëmarrësit u angazhuan në një debat thelbësor mbi koncept dokumentin, duke përfshirë Përkufizimin e problemit – diskutimin e analizave dhe të dhënave të mbledhura nga grupi punues; Diskutimi i kornizës ekzistuese ligjore – duke përfshirë dokumentet përkatëse të politikave, ligjet dhe aktet nënligjore; Diskutimi dhe hartimi i pjesës për shkaqet dhe pasojat e problemeve të identifikuara dhe përfshirja e palëve të interesuara; dhe Finalizimi i tabelës me kornizën ekzistuese ligjore dhe të politikave – të cilat analizuan institucionet dhe përgjegjësitë e tyre mbi çështjet e politikave.

Në kuadër të këtij aktiviteti Projekti EUKOJUST synon të ndihmojë institucionet vendore të përmirësojnë aftësitë menaxheriale të gjyqësorit, duke përfshirë administrimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjykatave dhe prokurorive. Kështu, ky aktivitet nuk mbulon vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por në mënyrë të barabartë stafin që ofron mbështetje administrative, me fjalë të tjera, stafin që punon në procesin e dhënies së drejtësisë.

Kategori
Uncategorized

Diskutim përmbajtësor për standardet dhe parimet e hartimit të akteve juridike

Një diskutim i thellë dhe përmbajtësor për Standardet dhe Parimet e Hartimit të Akteve Juridike, u mbajt të hënën më 28 shkurt në Prishtinë gjatë një punëtorie të bashkë-organizuar nga Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit dhe projekti EUKOJUST.

Në punëtori u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me interpretimin kushtetues të disa koncepteve siç janë koncepti i akteve juridike, hierarkia e tyre dhe kategorizimi i tyre. U diskutua gjerësisht edhe për dilemën se cilat janë autoritet që mund të nxjerrin akte juridike dhe, nëse munden, në çfarë cilësie i nxjerrin ato.

Diskutimi u zhvillua në një kohë kur autoritetet e Kosovës po presin projektligjin për aktet juridike. U diskutuan edhe disa çështje kushtetuese, të cilat janë parakusht për vazhdimin e punës për hartimin e manualeve përkatëse për standardet e hartimit të legjislacionit.

Projekti EUKOJUST, ndër të tjera, synon që ta ndihmojë zyrën ligjore të Zyrës së Kryeministrit në finalizimin e draftit të udhëzimit administrativ për standardet e hartimit të akteve juridike.

Kategori
Uncategorized

Hartimi i Koncept Dokumentit për realizimin e të drejtave civile është në proces

Sot në Pejë filloi një punëtori dyditore që për fokus ka Koncept Dokumentin për realizimin e të drejtave civile, duke përfshirë të drejtën për gjykim të drejtë brenda një kohe të arsyeshme, dhe është organizuar bashkërisht nga Ministria e Drejtësisë dhe projekti i financuar nga BE-ja EUKOJUST.

Punëtoria synon hartimin e një koncept dokumenti brenda një kohe të arsyeshme, duke bashkuar akterët kryesorë në institucionet e sundimit të ligjit dhe shoqërinë civile.

Me përbërje të larmishme pjesëmarrësish, përfshirë gjyqtarë, nëpunës civilë, ekspertë dhe anëtarë të shoqërisë civile, qysh në ditën e parë të punëtorisë pati një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh dhe kontributesh për të siguruar punë efektive në hartimin e Koncept Dokumentit.

Aktiviteti është pjesë e objektivit të 4-të të EUKOJUST-it, Qasja në drejtësi, mbështetja për Ministrinë së Drejtësisë në iniciativat legjislative për të drejtat civile, dhe në përputhje me Strategjinë e miratuar të Kosovës për Sundimin e Ligjit dhe Planin e Veprimit.

Strategjia parashikon një ndërhyrje që synon rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të mjeteve juridike përmes përmirësimit të garancive ligjore për mbrojtjen juridike drejt sigurimit të të drejtave themelore në kontestet penale, civile dhe administrative.

Qëllimi është t’u mundësohet qytetarëve të Kosovës të përfitojnë nga e drejta kushtetuese për një gjykim të drejtë brenda një kohe të arsyeshme dhe duke i bërë mjetet juridike të disponueshme dhe efektive në praktikë. Dokumenti do të ofrojë një sërë zgjidhjesh në lidhje me mjetet juridike efektive për rastet ku ka pasur vonesa në procedura gjyqësore.

Kategori
Uncategorized

Mbahet tryezë për ndërtimin e kapaciteteve statistikore dhe analitike

Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – projekti EUKOJUST, më 1 shkurt 2022 organizoi një tryezë hibride për ndërtimin e kapaciteteve statistikore dhe analitike dhe mekanizmat e koordinimit të donatorëve. Siç edhe u theksua në fjalën hyrëse nga z. Cristian Nicoara, zëvendës udhëheqës i ekipit të EUKOJUST, tryeza mblodhi së bashku përfaqësues të respektuar të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Përveç prezantimeve, gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore të dhëna nga ekspertët e projektit EUKOJUST z. Kristian Turkalj, znj. Martina Vrdoljak dhe z. Enes Sedić, theks të veçantë mori – në kontekstin e miratimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2026 – mënyra se si ndërlidhen të dhënat statistikore me objektivat konkrete, treguesit specifikë, matjen e progresit dhe vlerësimin e ndikimit dhe përse, me gjithë progresin e bërë, koordinimi ndërinstitucional dhe i donatorëve ende kërkon vëmendje.

Z. Besnik Ramosaj (Drejtor i Departamentit të Statistikave në KGJK) prezantoi llojet e raporteve statistikore që aktualisht mund të nxirren nga SMIL-i.

Temat e shtjelluara dhe prezantimet e bëra gjatë tryezës hapën dialog kuptimplotë dhe të fortë ndërmjet pjesëmarrësve.

Kategori
Uncategorized

Ndarja e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit u diskutua në Prishtinë

Ndarja e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit u diskutua në një tryezë të mbajtur në Prishtinë më 25 janar, organizuar nga EUKOJUST, projekti i financuar nga BE për reformën e sistemit të drejtësisë. Raporti për Ndarjen e Pushtetit dhe Pavarësinë e Gjyqësorit me zgjidhje kushtetuese krahasuese, jurisprudencën përkatëse të GJED-së dhe strukturën krahasuese të Ministrisë së Drejtësisë u  prezantua nga eksperti afatshkurter i EUKOJUST prof. Ivan Vanja Savić.

Ekspertët e EUKOJUST dhe zyrtarët e sistemit të drejtësisë së Kosovës (Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës,  Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit, Blerim Sallahu, Zëvendësministër, Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Jetish Maloku, Kryesus i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Enver Fejzullahu Drejtor i Akademisë së Drejtësisë) paraqitën pikëpamjet e tyre dhe zhvillimin e një baze të përbashkët për bashkëpunim efektiv ndërmjet tri degëve të pushtetit brenda Sistemit Ligjor të Kosovës (legjislacion-ekzekutiv-gjyqësor) dhe gjetjen e mekanizmit për arritjen e një bashkëpunimi më të mirë për aktivitetet reformuese dhe për përmbushjen e kritereve për procesin integrues në BE, pa rrezikuar pavarësinë e gjyqësorit.

Kjo është e rëndësishme për arritjen e një kuptimi të përbashkët të kornizës në të cilën palët e veçanta të interesit veprojnë, si dhe gjetjen e mënyrave më të mira për bashkëpunim të ndërsjellë. Kjo është e nevojshme për reformat që janë thelbësore në proceset integruese evropiane të Kosovës.

Kategori
Uncategorized

Drejt një vizioni të qartë të kompetencave, roleve dhe përgjegjësive të Shërbimit Korrektues

Punëtoria treditore për Hartimin e Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punëve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, është mbajtur së fundi në Pejë, organizuar nga EUKOJUST.

Në një diskutim të hapur zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe ekspertët ndërkombëtarë të EUKOJUST-it bashkërisht punuan në zhvillimin e një vizioni të qartë të kompetencave, roleve dhe përgjegjësive të Shërbimit Korrektues, për riorganizimin e brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme si dhe në institucionet korrektuese.

Aktiviteti ishte edhe një hap tjetër drejt objektivit të hartimit të një Rregulloreje e cila do të avancojë dhe zhvillojë shërbimin korrektues në Kosovë, si një mekanizëm i rëndësishëm në kuadër të të gjithë sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Reforma e organizimit të brendshëm synon avancimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, funksionalitetin e tij, kushte më të mira për punonjësit e tij, si dhe trajtim më të mirë të të burgosurve sipas standardeve ndërkombëtare.

Kategori
Uncategorized

Takimi i pestë i Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Takimi i pestë i Komitetit Drejtues i Projektit EUKOJUST i financuar nga BE-ja, u mbajt të hënën, më 24 janar 2022 në Prishtinë në një format hibrid, me prezencë fizike dhe virtuale. Takimi u kryesua nga zëvendësministrja e Drejtësisë, znj. Nita Shala.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe anëtarë të tjerë me të drejtë vote: z. Albert Zogaj – Kryetar i Këshillit Gjyqësor, z. Enver Peci – Kryetar i Gjykatës Supreme, z. Jetish Maloku – Kryetar i Këshillit Prokurorial, z. Enver Fejzullahu – Drejtor I Akademisë së Drejtësisë, z. Mentor Borovci – nga Zyra e Kryeministrit, z. Fehmi Stublla – Gazeta Zyrtare.

Temat kryesore të diskutimit ishin aktivitetet dhe arritjet e Projektit gjatë raportit të katërt tremujor që mbulon periudhën tetor – dhjetor 2021.

Kategori
Uncategorized

Rritja e mëtejshme e digjitalizimit gurthemel për rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive

Program i Bashkimit Evropian për sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë – EUKOJUST organizoi një tryezë në format hibrid ku u paraqitën gjetjet dhe rekomandimet nga raportet e vlerësimit për infrastrukturën e Teknologjisë për Informim dhe Komunikim (TIK), infrastrukturën e gjykatoreve dhe arkivat në gjykata dhe prokurori.

Në tryezë morën pjesë Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të akterëve ndërkombëtar, administratorët e gjykatave dhe prokurorive, dhe departamentet përkatëse të TIK-ut dhe Arkivave të KGJK-së dhe KPK-së.

Rritja e mëtejshme e digjitalizimit të gjykatave dhe prokurorive u theksua si një gurthemel për rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies së gjykatave dhe prokurorive në ndarjen e drejtësisë.

Kryesuesit e KPK-së dhe KGJK-së e mirëpritën organizimin e kësaj tryeze dhe shprehën përkushtimin e tyre për t’i udhëhequr dhe mbështetur iniciativat që i kontribuojnë digjitalizimit të proceseve të punës në gjykata dhe prokurori.